Sergio Aguero pret që Lionel Messi të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën dhe nuk beson se do t’i bashkohet atij në Manchester City.
Spekulimet lidhur me të ardhmen e superyllit argjentinas vazhdojnë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse Messi do të vazhdojë të qëndrojë në Camp Nou edhe pas skadimit të kontratës në vitin 2018.
Aguero ka deklaruar për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, se nuk ka ekip në botë që nuk do të dëshironte ta ketë Messin në radhët e veta.
“Por, unë mendoj se ai po kalon shumë mirë te Barcelona”, ka shtuar më tej Kun, citon KP.
“Kështu që mendoj se ai do të qëndrojë atje deri në fund të kontratës, pasi që ai është ngritur me Barcelonën dhe është bërë njëri nga lojtarët më të mirë në botë”, ka thënë ai.