Sergio Aguero refuzoi një lëvizje te Juventusi dy herë verën e fundit pasi donte të ribashkohej me Lionel Messin te Barcelona.
Sulmuesi argjentinas iu bashkua katalunasve si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Manchester Cityn.
Sipas një raporti të mediumit Sport.es, Aguero refuzoi dy oferta nga Juventusi para se të nënshkruante me Barcelonën.
#FCB ??
❌ Agüero dijo “no” personalmente a dos grandes ofertas de los italianos
✍️ @sanantheonehttps://t.co/1G0eYO1VrW
— Diario SPORT (@sport) October 8, 2021
Zonja e Vjetër i bëri një ‘propozim të rëndësishëm’ sulmuesit argjentinas i cili refuzoi shansin për të veshur fanellën bardhezi për t’u transferuar në Barcelonë, ku duhej të luante me bashkatdhetarin e tij Leo Messi.
Sidoqoftë, Messi nuk arriti të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me gjigantët e La Liga, duke përfunduar një transferim falas në Paris Saint-Germain.
Sipas raportit, Aguero nuk e ka ndryshuar mendjen për transferimin e tij në Spanjë dhe tani është afër kthimit nga dëmtimi që e detyroi atë të humb fillimin e sezonit.
Juventusi shiti Cristiano Ronaldon në verë dhe nënshkroi me Moise Kean në huazim me një detyrim blerje nga Evertoni në ditën e fundit. /Telegrafi/