Sergio Aguero është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier që nga transferimi i tij nga Atletico Madrid.
Sulmuesi argjentinas u transferua te ‘Qytetarët’ në sezonin 2011/12 dhe që atëherë ka arritur të shënoj më gola së çdo futbollistë tjetër në kampionatin anglez.
Aguero ka arritur të shënoj plot 110 gola, dukë lënë pas vete yje të mëdha që janë pjesë e Ligës Premier apo edhe tjerë që janë larguar, shkruan Telegrafi.
Pas tij vjen ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, holandezi Robin van Persie, i cili ka shënuar 78 gola apo një më shumë se sulmuesi anglez, Wayne Rooney që gjendet i treti në listë.
Në vend të katërt renditet talenti belg i Evertonit, Romelu Lukaku me 67 gola të shënuara, ndërsa listën e përmbyll sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, i cili ka shënuar 65 gola sa ishte te Liverpooli. /Telegrafi/
Më shumë gola në Ligën Premier që nga sezoni 2011/12:
Sergio Aguero – 110 gola
Robin van Persie – 78 gola
Wayne Rooney – 77 gola
Romelu Lukaku – 67 gola
Luis Suarez – 65 gola