Site icon Telegrafi

Agjenti: Nuk di asgjë për Juven, Jorginho mund ta vazhdojë kontratën me Chelsean

Jorginho (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Jorginhos jo vetëm që e ka mohuar kontaktin me Juventusin, por ka thënë se e ardhmja e mesfushorit është te Chelsea.

Vetëm disa orë pas spekulimeve për një ribashkim të italianit me Maurizio Sarri, përfaqësuesi i tij ka reaguar për t’i hedhur poshtë thashethemet.

“E kam lexuar atë, por asnjëherë nuk kam kontaktuar me ata (Juventusin). As Sarri, as Fabio Paratici nuk më kanë telefonuar për të kërkuar informacion lidhur me Jorginhon”, ka thënë Joao Santos për Calciomercato.it.

(Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Lidhur me asaj që është thënë sot (e martë), un nuk di absolutisht asgjë lidhur me situatën. Lojtari është shumë i lumtur në Londër, ku po i dëshmon vlerat e tij, ndërsa ka edhe tri vite në kontratën e tij”.

Lexo po ashtu Bernardeschi te Chelsea, Jorginho te Juventusi?

“Në fakt, në korrik ekziston mundësia që të fillojmë bisedimet për t’ia shtuar edhe një vit të katërt në kontratën e tij me Chelsean. Nuk e di strategjinë transferuese të Juves, por këto janë planet tona për të ardhmen”, ka shtuar agjenti i Jorginhos. /Telegrafi/

Exit mobile version