Agjenti i sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku, Federico Pastorello ka thënë se një rikthim i belgut te Interi mund të ndodhë.
Pas dy sezonesh të suksesshme me Interin, Lukaku u shit te Chelsea për 98 milionë funte apo 115 milionë euro.
Largimi i tij nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Interit, të cilët u dashuruan me lojën e sulmuesit belg, i cili shënonte vazhdimisht.
Megjithatë, Lukaku ka hasur në vështirësi pas lëndimit dhe tashmë po flitet se një rikthim në Giueseppe Meazza është i mundur.
“Ne ia dolëm të bindnim Steven Zhang të ngrejë ofertën dhe mendoj se transferimi ndryshoi ekuilibrin e fuqisë në Itali”.
“Po, Romelu është i dashuruar me vendin tonë [Italinë]. Por le të gëzojë Chelsean tani”, ka thënë agjenti Pastorello për gazetën Tuttosport.
Ndryshe, kontrata e Lukakut me Chelsean zgjat deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/