Agjenti i Marcelo Brozovic, Miroslav Bicanic e ka pranuar se interesim i madh po arrin për transferimin e mesfushorit të Interit.
Liverpooli, Real Madridi, Barcelona dhe së fundmi Paris Saint-Germain kanë qenë të lidhur me transferimin e Brozovicit.
Interesimin e madh për mesfushorin energjik kroat e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Bicanic.
“Brozovic aktualisht është lojtari kroat me admiruesit më të mëdhenj në treg”, ka thënë fillimisht Bicanic për Sportske Novosti.
“Ai është në krye të karrierës së tij dhe ai ka të gjitha cilësitë e nevojshme, por ne nuk mund të marrim një vendim për sezonin e ardhshëm para gjysmës së dytë të qershorit për shkak të krizës së coronavirusit”.
“Megjithatë, ai mund të shitet për klauzolën e tij të lirimit midis 1 dhe 15 korrikut pasi kjo është ajo që shkruhet në kontratën e tij”.
“Ne kemi rënë dakord të veprojmë në mënyrë diskrete, duke i dhënë publikut sa më pak informacione të jetë e mundur derisa të kemi zgjidhjen përfundimtare”, përfundoi agjenti i Brozovicit. /Telegrafi/