Telegrafi

Action Bronson publikon një formacionin të yjeve të Kosovës: Ilir Latifi portier, Rita në sulm

Kampionati botëror ka startuar furishëm me shumë rezultate befasuese.

Gara më e rëndësishme për kombëtaret ka tërhequr vëmendjen e shumë yjeve shqiptare.

Një prej tyre që po e përcjell me vëmendjen botërorin që po zhvillohet në shtetin rus është edhe reperi Action Bronson.

Ky i fundit ka ripublikuar një formacion startues me yjet shqiptare që bëjnë karrierë anembanë planetit, i cili do të përfaqësonte Kosovën.

Në fakt, ai e ka shpërndarë një 11-she të krijuar nga “Image of Kosovo”, ku portier e ka përzgjedhur luftëtarin e UFC-së, Ilir Latifin ndërsa para tij gjenden xhudisti, Akil Gjakova, boksieri Robin Krasniqi, xhudistja Majlinda Kelmendi dhe karateisti, Herolind Nishevcin.

Lexo po ashtu Reperi shqiptar Action Bronson në filmin "The Irishman" me De Niron dhe Al Pacinon (Foto)

Mesfusha dominohet prej Action Bronson, tenorit Ramë Lahajt, këngëtareve Era istrefit, Bebe Rexha, Dua Lipa ndërsa në sulm është e vetme Rita Ora.

Ndryshe, reperi do të jetë i pranishëm në muajin gusht në Kosovë, në kuadër të festivalit Sunny Hill. /Telegrafi/