Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Zyrtarët e BE-së kanë thënë se është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund kritereve për liberalizimin e vizave për këto dy shtete.
Dy ish-republikat sovjetike janë duke kërkuar largim nga Moska, për t’u afruar më shumë kah Perëndimi.
Pas krizës së refugjatëve, pati reagime të ashpra ndaj qeverive europiane për bllokimin e lëvizjeve për 45 milionë ukrainas dhe 5 milionë gjeorgjianë.
Liberalizimi i vizave nëpër zonën Schengen është një hap i rëndësishëm që njerëzit t’i pranojnë reformat e ashpra nga qeveritë në Kiev dhe Tbilisi, derisa ato po kërkojnë marrëdhënie më të mira me BE-në.