Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka dhënë disa sqarime se përse po vonohet zyrtarizimi i transferimit të Mesut Ozil te Fenerbahce.
Para disa ditësh u raportua për një marrëveshjes mes klubeve dhe lojtarit për shërbimet e yllin gjermano-turk, Ozil.
Ozil gjithashtu fluturoi drejt Stambollit për të finalizuar transferimin e tij te Fenerbahce, por zyrtarizimi po vonon.
Trajneri i londinezëve, Arteta ka dhënë disa sqarime rreth kësaj çështje, pasi interesimi për këtë situatë ka qenë i madh.
“Situata me karantinën po e bën hapin final më të vështirë, pasi ka shumë kufizime”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Janë disa gjëra që duhet të përfundohen para zyrtarizimit”.
“Mendoj se çdo gjë do të jetë në rregullt, por nuk mund të them çfarë do të ndodh, nuk është definitive”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/