Telegrafi

Zyrtari ukrainas, Danilov: Orban besonte se mund të merrte territore të Ukrainës

Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov pohoi se Hungaria e dinte që Rusia do ta sulmonte Ukrainën.

“Hungaria po e shfaq hapur bashkëpunimin me Federatën Ruse. Për më tepër, Putini paralajmëroi paraprakisht se do të sulmonte vendin tonë”, citohet të ketë thënë Danilov.

Ky i fundit shtoi gjatë intervistës se qeveria hungareze planifikoi të merrte një pjesë të territorit të Ukrainës, raporton euronews.

Lexo po ashtu Aleati i Putinit: Ukraina do të shpërbëhet në disa shtete

“Për disa arsye, Viktor Orban besonte se mund të merrte një pjesë të territorit tonë. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ne do t’i shohim pasojat për atë vend pas luftës”, tha ai.

Ndërkohë, Hungaria që refuzon të shkëput bashkëpunimin e plotë me rusët, kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Ndryshe, një gjeneral rus ka pohuar se Ukraina shumë shpejt do të shpërbëhet duke dëgjuar këshillat e vendeve perëndimore. /Telegrafi/