Site icon Telegrafi

Zyrtari policor nga Mariupoli ka një kërkesë për Bidenin dhe Macronin

Një video e postuar në rrjetet sociale shfaq një zyrtar policor në Mariupol të Ukrainës, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ryse.

Michail Vershnin, i drejtohet me një lutje Joe Bidenit dhe Emmanuel Macronit – duke thënë se qyteti i tij “është shlyer nga faqja e dheut”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ish-presidenti ukrainas thotë se Biden do të duhej të shkonte në Ukrainë për vizitë

“Fëmijët dhe të moshuarit po vdesin. Qyteti është zhdukur nga faqja e dheut”, dëgjohet zyrtari policor ukrainas duke thënë.

“Na keni premtuar se do të ketë ndihmë, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, jeni lider të mëdhenj. Jini ashtu deri në fund”, tha për fund ky ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version