Zyrtarët letonezë kanë thënë se një dron ushtarak rus që u rrëzua në këtë vend në fundjavë, mbante eksplozivë që mund të kishte qenë i destinuar për Ukrainën.
Droni ra në rajonin e fshatit Gaigalava, rreth 90 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, ku ai hyri në vend, sipas një deklarate të ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë, transmeton Telegrafi.
Si Letonia ashtu edhe Rumania kanë hetuar rastet e dronëve rusë që u rrëzuan, pasi kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore. Këto vende janë edhe anëtarë të NATO-s dhe mbështetës të Ukrainës.
Duke folur në një konferencë shtypi sot, komandanti i forcave të armatosura të Letonisë, gjenerallejtënant Leonids Kalnins tha se droni që u ra ishte i tipit Shahed i projektuar nga Irani.
“Eksplozivi i dronit, i cili me gjasë ishte i destinuar për Ukrainën, u çaktivizua pas zbulimit të tij”, tha Kalnins. /Telegrafi/