Interi thuhet se është zyrtarisht në bisedime me Barcelonën për transferimin e Ivan Rakiticit, por dëshirojnë ta ulin çmimin prej 35 milionë euro.
31-vjeçari dëshiron të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi e ka humbur vendin e titullarit në këtë sezon në Camp Nou.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Nerazzurët kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në Barcelonë për ta diskutuar situatën e mesfushorit.
Thuhet se çmimi prej 35 milionë eurove është i lartë për lojtarin që po shkon drejt përfundimit të karrierës, gjersa kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021.
Interi do të pres nëse do të kualifikohen për raundit e 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, e që do t’u jepte një hapësirë financiare më e madhe.
Një tjetër alternative për skuadrën italiane përveç Rakiticit do të ishte bashkëlojtari i tij te Blaugranasit, Arturo Vidal, që është kërkuar nga Antonio Conte edhe kur ishte trajner i Chelseat. /Telegrafi/