Telegrafi

Zyrtarët e Fenerbahces gjenden në Londër për bisedime me Wilfried Zahan

(Foto: Getty Images)

Zyrtarët e Fenerbahces janë në Londër për të biseduar me Wilfried Zahan.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Crystal Palacen.

Palace i ka ofruar Zahas një marrëveshje të re rekorde për klubin me vlerë 220,000 euro në javë, por lojtari është duke eksploruar opsionet e tij.

Lexo po ashtu Ata tashmë janë lojtarë të lirë: Futbollsitët më të vlefshëm që janë pa kontratë

Një delegacion i Fenerit shkoi të dielën për t’u takuar me Zahan dhe bisedimet do të vazhdojnë edhe sot.

Zaha po shfaq interes edhe nga Arabia Saudite, Spanja dhe Italia. /Telegrafi/