Telegrafi

Zyrtare: Van Persie dënohet me tre ndeshje mos-lojë, reprezentuesi serb me katër (Foto/Video)

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë ka shqiptuar dënimet e pritura ndaj Robin Van Persiet, trajnerit dhe futbollistit të Besiktasit, Senol Gunes, respektivisht Dusko Tosic.

Ky i fundit dhe sulmuesi holandez ishin përfshirë në një fjalosje gjatë takimit deri të Kupës së Turqisë mes Besiktasit dhe Fenerbahçes, të cilën e fitoi Feneri me rezultat minimal 1-0.

Tosic ishte ndëshkuar me kartonë të kuq pas goditjes me kokë të Van persiet, ndërsa ish-lojtari i Manchester United e kishte prekur organin gjenital gjersa serbi po e lironte fushën pas përjashtimit, transmeton Telegrafi.

Van Persie është dënuar me tri ndeshje mos-lojë ndërsa reprezentuesi serb me katër sosh.

Gjersa trajneri i Besiktasit, Gunes u ndëshkua me një ndeshje mos drejtim të ekipit shkaku i kapjes për fyti të mbrojtësit të ekipit kundërshtar Simon Kjaer.

Gjithashtu futbollistët dhe trajneri janë ndëshkuar edhe me të holla, ku Van Persie do të duhet t’i ndajë 4500 euro, Tosic mbi 18 mijë euro ndërsa Gunes 13 mijë euro.

Vlen të theksohet edhe stadiumi i Besiktasit do të mbyllet një ndeshje për tifozë pasi këta të fundit kishin hedhur gjësende në fushë, me ç’rast kishin gjakosur një zyrtar të Fenerbahçes. /Telegrafi/