Site icon Telegrafi

Interi prezanton Valleron

Pas testeve mjekësore dhe zyrtarizimit nga Fiorentina, tashmë vjen edhe ai nga Interi për Borja Valero.

Klubi nga Milano ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me yllin spanjoll.

Lojtari ka zgjedhur numrin 20 në fanellë dhe është prezantuar në qendrën stërvitore në Brunico.

Ky numër në të kaluarën nga skuadra zikalër është mbajtur nga lojtar si Alvaro Recoba, Sulley Muntari, Joel Obi e Ruben Botta. /Telegrafi/

Exit mobile version