Telegrafi

Zyrtare: UEFA publikon formacionin me lojtarët që shkëlqyen në Euro 2020

UEFA ka publikuar formacionin me lojtarët që kanë shkëlqyer gjatë Kampionatit Evropian.

Euro 2020 që filloi nga 11 qershor, përfundoi më 11 korrik – me Italinë që arriti të shpallej kampion.

Azzurët e fituan trofeun për herë të dytë në histori, derisa mposhtën Anglinë përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimit kishin përfunduar 1-1.

Lexo po ashtu Peticioni i krijuar nga tifozët kërkon rikthimin e finales së Euro 2020, pas ndërhyrjes anti-sportive të Chiellinit në Buakyo Sakan

Tani, shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë, në skemën 4-3-3:

Në portë është Gianluigi Donnarumma i Italisë që po ashtu u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Lexo po ashtu Donnaruma emërohet lojtari më i mirë në Euro 2020

Para tij janë të vendosur katërshja, Kyle Walker, Leonardo Bonucci, Harry Maguire dhe Leonardo Spinazzola.

Mesfusha përbëhet nga treshja, Pierre-Emile Hojbjerg, Jorginho dhe Pedri.

Derisa, në sulm po ashtu është një treshe si, Federico Chiesa, Raheem Sterling dhe Romelu Lukaku. /Telegrafi/