Telegrafi

Zyrtarë të Barcelonës janë në Holandë për ta kompletuar transferimin e De Ligt

Matthijs de Ligt(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Koha e Matthijs de Ligt te Ajaxi duke se ka ardhur në përfundim, pasi që në verë pritet ta kompletojë transferimin te një skuadër tjetër evropiane.

Mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës holandeze dha një intervistë për Fox Sport, duke u shprehur tejet i lumtur që e fituan titullin e Eredivisie, pas fitores ndaj Utrecht, derisa PSV u ndal nga AZ Alkmmar.

“Ndeshja ime e fundit në Joahn Cruyff Arena? Nuk e di ende. Ka bisedime, por që ende nuk kemi arritur një marrëveshje me askënd. Gazetat shkruajnë, por unë ende nuk kam arritur asnjë marrëveshje”, ka thënë De Ligt.

Matthijs de Ligt(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Mundo Deportivo raporton se një delegacion i Barcelonës është në Holandë për t’i përshpejtuar negociatat për transferim, në mënyrë që marrëveshja të kompletohet qysh në muajin qershor.

Në garë për transferimin e De Ligt është edhe Juventusi që planifikon ta zëvendësojë Andrea Barzaglin. Holandezi impresionoi në paraqitjet ndaj ‘Zonjës së Vjetër’ në Ligën e Kampionëve, duke i eliminuar në fund. /Telegrafi/