Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Mohamed Salah është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës së parë në Ligën e Kampionëve nga UEFA.
Liverpooli luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve ndaj Sevillas, ku barazuar me rezultat 2-2.
Megjithatë, anësori egjiptian, Salah pati paraqitje brilante dhe për këtë u vlerësua maksimalisht.
Pas kësaj paraqitje, Salah u zgjodh si lojtari më i mirë i javës së parë nga votuesit e faqes online të UEFA-s.
Salah u rendit i pari me 51 për qind të votave, duke lënë pas Lionel Messin në vend të dytë me 20 për qind dhe podiumi mbyllet me Cristiano Ronaldon në vend të tretë me 12 për qind të votave. /Telegrafi/
Votat e UEFA-s: