FIFA ka ndarë edhe çmimin kryesor të mbrëmjes në Londër, atë të futbollistët më të mirë të vitit, i cili shkoi për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA në ceremoninë e ndarjes së tyre që po mbahet në Londër.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve parashihen zgjedhja e lojtarit të vitit, formacionit të vitit, golit të vitit dhe shumë çmimeve tjera individuale dhe ekipore.
Çmimi i lojtarit të vitit nga FIFA ndahet për të dytin vit radhazi pasi janë ndarë nga revista franceze “France Football”, e cila tani dhuron Topin e Artë.
Pas zgjedhjes së trajnerit të vitit, portierit të vitit dhe formacionit të vitit, radha i ka ardhur edhe lojtarit më të mirë të vitit 2017 nga FIFA.
FIFA ka zgjedhur yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldon, si më të mirin marr parasysh edhe sukseset e tij me klubin spanjoll dhe kombëtaren e tij.
Sulmuesi portugez në këtë garë ka mposhtur yllin e Barcelonës, Lionel Messin dhe atë të Paris Saint-Germain, Neymarin.
Ky çmim i madh është ndarë nga dy legjenda të futbollit, si Diego Maradona dhe braziliani Ronaldo, teksa së bashku me ta ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. /Telegrafi/
Congratulations, #CristianoRonaldo! 🙌
Winner of #TheBest FIFA Men's Player 2017 🏆 pic.twitter.com/agzK4mBaci— FIFA (@FIFAcom) October 23, 2017