Sulmuesi brazilian, Robinho është bërë me skuadër të re.
Pas shkëlqimit në kampionatin turk me skuadrën e Sivaspor, Robinho ka ndërruar mjedis por jo kampionat.
Braziliani do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit turk, por tani me objektiva më të mëdha.
Ish-anëtari i Real Madridit, Milanit e Manchester Cityt iu ka bashkuar skuadrës lidere të kampionatit Istanbul Basaksehir.
34-vjeçari ka pasur një stinor fantastik ku në 16 ndeshje ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime për Sivasporin.
Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit në Stamboll për shifrën e 1,5 milionë eurove.
Me klubin e ri, Robinho do të tentojë të fitojë titullin e kampionit, pasi aktualisht Basaksehir ndodhet në pozitën e parë në tabelë me 35 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësi i parë Trabzonspor.
Basaksehir është skuadra e tetë në karrierë për Robinhon, pasi më parë ka luajtur për Real Madridin, Santosin, Milanin, Manchester Cityn, Atletico MG, Guangzhou Evergrande dhe Sivaspor. /Telegrafi/
🤝🏻 "Kulübümüz Robson De Souza (Robinho)’nın transferi için Demir Grup Sivasspor Kulübü ile anlaşmaya varmıştır. Her iki kulübe de hayırlı olsun."
Göksel Gümüşdağ pic.twitter.com/a7nlFuNmXb
— RAMS Başakşehir (@ibfk2014) December 27, 2018