Louis van Gaal ka marr një vendim të madh në jetën e tij.
Trajneri holandez për shumë vite ka ushtruar zejen e trajnerin duke trajnuar skuadra dhe kombëtare të mëdha evropiane, duke fituar edhe shumë tituj.
Por, van Gaal është ngopur me punën e trajnerit dhe ka vendosur të dalë në pension nga ky profesion, përcjell Telegrafi.
“Mendova se do të ishte një pushim javor, por tani nuk mendoj se do të kthehem. Pensionohet për arsye familjare”, ka thënë Van Gaal pas vendimit për tu pensionuar.
Ndryshe, holandezi gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar skuadra si Ajaxi, Barcelona, Bayern Munichu dhe Manchester United, teksa ishte edhe trajner i Holandës. /Telegrafi/