Telegrafi

Zyrtare: Liga Premier miraton dy ndryshime të mëdha për vazhdimin e sezonit 2019/20

Liga Premier ka vendosur të miratojë zyrtarisht dy ndryshime për vazhdimin e sezonit 2019/20 në kampionatin elitar të futbollit anglez.

Kampionati anglez pritet të rifillojë me 17 qershor dhe kjo mezi pritet nga tifozët dhe dashamirët e futbollit, edhe pse do të luhet pa tifozë.

Drejtuesit e Ligës Premier tashmë kanë bërë përgatitjet e nevojshme, ndërsa kanë bërë edhe disa ndryshime për të lehtësuar lojën.

Lexo po ashtu Tabela e të gjitha kohërave në Ligën Premier bazuar në mesataren e pikëve të fituara për ndeshje

“Aksionarët e Ligës Premier sot ranë dakord për ndryshime të përkohshme të rregullave që lidhen me lojtarët zëvendësues”.

“Për pjesën e mbetur të sezonit 2019/20, numri i zëvendësuesve që mund të përdoren gjatë një ndeshje do të rritet nga tre në pesë lojtarë”.

“Kjo është në përputhje me ndryshimin e përkohshëm të ligjit të bërë nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit muajin e kaluar”.

“Aksionarët aprovuan gjithashtu që klubet të rrisin numrin maksimal të lojtarëve zëvendësues në bankinë nga shtatë në nëntë për pjesën tjetër të sezonit 2019/20”, thuhet në njoftimin e Ligës Premier. /Telegrafi/