Site icon Telegrafi

Zyrtare: Laporte rinovon me një klauzolë marramendëse

Aymeric Laporte ka rinovuar kontratën me skuadrën spanjolle, Athletic Bilbao.

Mbrojtësi bask ishte i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, por në fund ka vendosur të rinovoj me skuadrën spanjolle.

Rinovimi i qendërmbrojtësit francez, me prejardhje baske, i ka lënë gojëhapur gjigantët evropianë, si Barcelona, Bayern Munich e Manchester City.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ishte vet skuadra spanjolle që ka njoftuar me anë të sajtit të saj, rinovimin me 22-vjeçarin, duke i vendosur edhe një klauzolë marramendëse, për t’i larguar skuadrat nga interesimi për të.

Laporte me kontratën e re do të qëndroj deri në vitin 2020 në Bilbao, ndërsa klauzola e tij është plot 55.6 milionë funte apo 70 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version