Loris Karius nuk do të jetë më pjesë e Liverpoolit.
Portieri gjerman edhe zyrtarisht është larguar nga finalistët e Ligës së Kampionëve.
25-vjeçari është huazuar tek skuadra e madhe turke Besiktas për dy vite.
Gjiganti turk për këtë huazim i ka paguar Liverpoolit 2,25 milion euro, ndërsa do ta ketë mundësin e blerjes në vitin 2020.
Besiktas do të ketë mundësinë për ta blerë lojtarin në verën e vitit 2020 për 7,25 milionë euro.
Marrëveshja mes klubeve është arritur të hënën, por zyrtarizimi i tij është bërë vetëm ditën e sotme për shkak të festës së Bajramit në Turqi.
Liverpool e kishte blerë portierin gjerman dy vite më parë nga Mainz për një shumë rreth pesë milionë euro.
Me fanellën e Liverpoolit, Karius zhvilloi 49 paraqitje në garat zyrtare.
Ndërkohë ai ishte fytyra tragjike e The Reds në finalen e Ligës së Kampionëve pasi bëri disa gabime. /Telegrafi/