Site icon Telegrafi

Zyrtare: Joao Mario i bashkohet Sporting Lisbonës

Foto: Sporting CP/Printscreen

Interi e ka dërguar zyrtarisht Joao Marion në huazim te Sporting Lisbona pa opsion për ta blerë.

Lojtari 27-vjeçar u rikthye te klubi portugez, aty ku u largua në verën e vitit 2016 për te Nerazzurët në vlerën e 40 milionë eurove.

Që nga transferimi i madh, ai ishte dërguar në huazim edhe te West Ham United e Lokomotiva e Moskës.

Ky huazim i tij te Sportin Lisbona nuk përfshin të drejtën për blerje nga klubi i vendlindjes së tij, duke qëndruar vetëm si i huazuar për këtë edicion.

Kontrata e tij me Interin skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version