Telegrafi

Zyrtare: Jetmir Topalli ndahet me Yeni Malatyasporin, kalon te Istanbulspor

Jetmir Topalli është ndarë me klubin e tij Yeni Malatyaspor, me marrëveshje të dyanshme në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi kosovar do të transferohet në Ligën e Parë të Turqisë, te skuadra e Istanbulsporit.

Ai me ekipin e ri do të firmosur kontratë pesëvjeçare.

Sulmuesi 23-vjeçar iu bashkua Yeni Malatyasporit vitin e shkuar nga skuadra e Ballkanit.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Ai këtë edicion nuk e ka luajtur asnjë ndeshje, kurse sezonin e shkuar, pati katër gola në 14 ndeshje. /Telegrafi/