Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ish-ylli i Liverpoolit dhe Arsenalit nënshkruan me skuadrën nga liga e tretë angleze (Foto)

Jermaine Pennant ka përjetuar fiasko në karrierën e tij.

Anësori ofensivë anglez para disa viteve është llogaritur si njëri nga talentet më të mëdhenj në Angli, ku gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadra të mëdha angleze si Arsenal, Liverpool, Birmingham, Portsmouth e Stoke City.

Lexo po ashtu Tetë lojtarët që ju kanë befasuar kur i keni parë në formacionin startues të një finaleje të LK-së (Foto)

Megjithatë, tani ka bërë një hap prapa në karrierë, pasi ka vendosur të nënshkruaj me skuadrën nga liga e tretë angleze apo League One, Bury.

Pennant është transferuar te Bury si huazim deri në fund te sezonin, ndërsa thuhet se ka ardhur si transferim i lirë.  /Telegrafi/

 

Pennant së bashku me legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard

 

Exit mobile version