Site icon Telegrafi

Zyrtare: Hasi sjell te klubi grek sulmuesin nigerian

Ekipi grek ka bërë të ditur se ka transferuar sulmuesin e Fenerbahçes, Emmanuel Emenike.

Lojtari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën greke të Olympiakosit.

Nigeriani me pëlqim të trajnerit shqiptar, Besnik Hasit është sjellë te gjiganti i Greqisë, transmeton Telegrafi.

Futbollisti 30-vjeçar do të paguhet 2.5 milionë euro në vit ndërsa do të ketë edhe bonuse të tjera.

Ndryshe, Emenike deri më tani në karrierë është transferuar dhjetë herë dhe klubeve u kanë kushtuar deri 39.350.000 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version