Fernando Reges është lojtari më i ri i gjigantit turk, Galatasaray.
Klubi i madh turk po vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar veror.
Pas transferimit të Younes Belhandas, Maiconit dhe Bafetimbi Gomisit, ekipi nga Stambolli ka kryer me sukses edhe një transferim të madh.
Galatasaray ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian, Fernando, i cili vjen nga Manchester City.
Fernando ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tri vite, ndërsa shifra e transferimit është 4.7 milionë funte apo rreth pesë milionë euro. /Telegrafi/