Telegrafi

Zyrtare: Gagliardini është futbollist i Interit (Foto)

Roberto Gagliardini tashmë është lojtar i Interit.

Skuadra nga Milano ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit italian nga Atalanta.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli.

Shifrat e këtij transferimi ende nuk janë bërë publike, por sillen aty rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/