Milani e ka shitur zyrtarisht sulmuesin 21-vjeçar, Patrick Cutrone te Wolverhampton Wanderers për 18 milion euro plus 4 milionë euro bonuse.
Sulmuesi e kreu sot testet mjekësore dhe e përfundoi transferimin, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin e Ligës Premier.
“AC Milan mund të konfirmojë transferimin e sulmuesit Patrick Cutrone te Wolverhampton Wanderers FC”.
“Sulmuesi erdhi nga grupmoshat e Milanit dhe u bashkua me skuadrën e Ekipit të Parë në tetor të vitit 2016, duke bërë debutimin e tij me kuqezinjtë në maj 2017”, thuhet në njoftimin që Milani i ofron fat lojtari që largohet pas 12 vitesh.
Cutrone largohet nga Milani me 27 gola dhe shtatë asistime për klubin.
We’re delighted to announce that Patrick Cutrone has become our latest summer signing! #WelcomeCutrone
✍️🐺 pic.twitter.com/jq1kTQf9v5
— Wolves (@Wolves) July 30, 2019
Edhe klubi i Wolves e ka konfirmuar ardhjen e lojtarit. /Telegrafi/