Telegrafi

Zyrtare: Chelsea transferon Noni Madueke nga PSV

Chelsea nuk po ndalet me transferimet në këtë afat kalimtar, duke u bërë klubi që ka shpenzuar më së shumti deri më tani.

Blutë sapo kanë zyrtarizuar edhe sulmuesin e Noni Madueke nga PSV Eindhoven.

Besohet se ky transferim i ka kushtuar Bluve rreth 35 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë për shtatë vite e gjysmë.

Lexo po ashtu Fillon sezoni i shitjeve te Chelsea: Dëgjimi i ofertave për Sterling, Ziyech dhe Pulisic

“Jam i lumtur me kalimin te një nga klubet më të mira në botë. Rikthimi në Angli dhe paraqitja në Ligën Premier është një ëndërr për mua dhe familjen time”, ka thënë Madueke.

Anglezi është lojtar i akademisë i Crystal Palace, ndërsa ka luajtur edhe për të rinjtë e Tottenhami. /Telegrafi/