Ricardo Carvalho është futbollisti i fundit që i bashkohet Superligës së Kinës.
Mbrojtësi portugez ka bërë karrierë të madhe në Evropë, duke luajtur për shumë skuadra të njohura si Porto, Chelsea, Real Madrid dhe Monaco.
Por, tani, pasi ka mbushur 36 vite ka vendosur të ndërroj ambient dhe të transferohet në Superligën e Kinës, aty ku shumë futbollistë evropian po përfundojnë karrierën.
Carvalho ka arritur marrëveshje me skuadrën e Shanghai SIPG, ku do të bashkohet me emra të mëdhenj si Hulk dhe Oscar, teksa trajner i skuadrës është bashkëkombësi i tij, Andres Villas Boas.
“Ne e mirëpresim ardhjen e Carvalhos dhe jemi të bindur se ai ka aftësinë dhe përvojën për të forcuar mbrojtjen për sezonin tonë të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e skuadrës kineze. /Telegrafi/