Site icon Telegrafi

Zyrtare: Brahim Diaz prezantohet te Milani

Milani ka mbyllur me sukses marrëveshjen për huazimin e Brahim Diaz për një vit nga Real Madridi, ku do të veshë fanellën me numrin 21.

Siç pritej, komunikata e klubit konfirmon se lojtari do të vijë si huazim, pa mundësi blerje.

Të dy klubet kanë një raport shumë të mirë, kështu që kanë arritur një marrëveshje ku opsionet e tjera do të diskutohen gjatë edicionit.

 

Në ndërkohë, mesfushori krijues mund të fillojë stërvitjen me ekipin e Stefano Pioli dhe të jetë në dispozicion për raundet paraprake të Ligës së Evropës. Kontrata e tij me Milanin është vetëm deri në qershor 2021.

“Brahim Diaz u bashkua me shokët e tij të skuadrës dhe trajnerin Stefano Pioli në Milanello Sports Center në përgatitje për sezonin e ri. Ai do të ketë fanellën me numrin 21”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Lojtari sapo mbushi 21 vjeç dhe u ble nga Manchester City në janar 2019 për 17 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version