Telegrafi

Zyrtare: Besiktas e kompleton transferimin e Elnenyt

Mohamed Elneny edhe zyrtarisht e ka kompletuar kalimin te Besiktasi nga Arsenali.

Mesfushori është larguar nga skuadra londineze në drejtim të asaj turke në formë të huazimit njëvjeçar.

Elneny u transferua te Gunners në vitin 2016 nga Baseli, mirëpo nuk arriti të lë gjurmën në skuadrën e parë.

Gjatë qëndrimit tre vjeçar në Emirates, mesfushori ka arritur t’i bëjë 89 paraqitje, mirëpo Unai Emery vendosi ta huazonte te Besiktasi që të fitonte më shumë minuta.

Arsenali ka bërë të ditur se marrëveshja me Besiktasin do të jetë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, mirëpo skuadra turke është e detyruar që të luajë standard me Elnenyn. /Telegrafi/