Mbrojtësi spanjoll Aymeric Laporte është larguar nga Manchester City për t’iu bashkuar skuadrës së Ligës Pro Saudite, Al Nassr.
Marrëveshjes mes palëve është arritur për shumë e 27.5 milionë eurove, ndërsa klubi saudit ku luajnë edhe Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane ka përforcuar vijën e fundit.
29-vjeçari iu bashkua Man Cityt nga Athletic Bilbao në janar 2018 për një rekord të atëhershëm të klubit prej 57 milionë funte.
A new star 🤩
At @VictoryArena_sa 💪#LaporteIsYellow 💛 pic.twitter.com/W804hOPE2i— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 24, 2023
Ai ndihmoi Cityn të fitonte 12 trofe, por bëri vetëm 24 paraqitje sezonin e shkuar kur blutë fituan tripletën.
Laporte bëri 180 paraqitje për Man Cityn në total, duke shënuar 12 gola./Telegrafi/