Barcelona ka konfirmuar se Arthur Melo ka kaluar zyrtarisht te Juventusi.
Klubi katalunase bëri të ditur se Zonja e Vjetër do të paguajë 72 milionë euro për mesfushorin brazilian, me dhjetë milionë euro bonuse.
Arthur Melo nuk do të kalojë te klubi italian menjëherë, pasi duhet të përfundojë këtë edicion te Blaugranasit.
Lojtari iu bashku Barcelonës në verën e vitit 2018 nga Gremio, duke arritur t’i bënte 72 paraqitje në të gjitha garat.
Braziliani nuk e kishte kërkuar largimin nga Camp Nou, mirëpo që është pjesë e marrëveshjes me Miralem Pjanicin. /Telegrafi/
OFFICIAL | Juventus agree deal with @FCBarcelona to sign @arthurhromelo and for the sale of @Miralem_Pjanic.
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) June 29, 2020
LATEST NEWS | Agreement with @juventusfcen for the transfer of @arthurhromelo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 29, 2020