Telegrafi

Zyrtare: Anulohet vazhdimi i ndeshjes mes Bastias dhe Lyonit

Ndeshja mes Bastias dhe Lyonit në Ligue 1 është anuluar.

Pas futjes së tifozëve vendas në fushë para fillimit të ndeshjes, ku ata sulmuan lojtarët e Lyonit, incidentet kanë vazhduar edhe pas përfundimit të pjesës së parë.

Një tifozë, i cili më vonë është raportuar se punon për klubin e Bastias u përlesh me portierin Anthony Lopes.

Lexo po ashtu Casillas reagon pas sulmit të tifozëve të Bastias ndaj lojtarëve të Lyonit (Foto)

Por, nuk mbaroi me kaq, situata u tensionua aq shumë sa një punonjës i sigurimit të stadiumit goditi mbrojtësin e Lyonit, Mouctar Diakhaby.

Federata e Futbollit të Francës ka anuluar vazhdimin e ndeshjes, pasi ka vërtetuar se nuk ka kushte për zhvillimin e saj. /Telegrafi/