Site icon Telegrafi

Zymer Bytyqi tregon si është të punosh me Ralf Rangnick dhe çfarë plani të veçantë kishte RB Salzburg për të

Sulmuesi kosovar Zymer Bytyqi ka qenë mysafiri i radhës në Podcastin e Telegrafi Sport.

Reprezentuesi i Kosovës ka folur për shumë tema rreth karrierës së tij, derisa në moshën 15 vjeçare ai ishte pjesë e gjigantit austriak RB Salzburg.

“Rangninck ka qenë si drejtor në atë kohë, por gjithmonë drejtorët u përziheshin se qysh të luaj ekipi. Plani ka qenë gjithmonë që të luhet ‘gegenpressing'”, tha Bytyqi.

“Ai për disiplinë është shumë lart. Ai ka planet specifike. Për shembull kur më kanë transferuar mua e kanë transferuar edhe Valonin (Berishën) dhe në aeroplan i bëshin planet së bashku me Christoph Freund që është pjesë e Bayernit tani”.

“Plani ishte që unë të qëndroja katër vite në Salzburg dhe pastaj të transferohesha në RB Leipzig që ishin në atë kohë në Bundesliga 3”.

“Ajo ishte më interesantja që gjitha planet e tyre kanë ndodhur dhe si Salzburg edhe Leipzig janë bërë top klube dhe kjo falë Ralf Rangnick”, deklaroi ndër të tjera Bytyqi. /Telegrafi/

Exit mobile version