Anësori i Kosovës dhe Konyasporit, Zymer Bytyqi, pritet ta vazhdojë karrierën te Olympiacosi.
Bytyqi që tregoi fortë të lartë te Konyaspor kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve si Galatasaray, Real Valladolid, Trabzopnspor, Clermont, Lecce, Middlesbrough dhe Olympiacos, me këta të fundit që ishin më të shpejtë.
Lojtari momentalisht gjendet në Athinë ku po kryen procedurat e fundit për të mbyllur transferimin, shkruan Telegrafi.
Mësohet se shifra e transferimit do të jetë rreth 1 milion euro, pasi lojtari është në gjashtë muajt e fundit të kontratës.
Tani ka mbetur që gjiganti grek që është 47 herë kampion i këtij vendi a zyrtarizojë Bytyqin.
Anësori ka bërë karrierë në klube si Viking, Sadnes dhe RB Slazburg para se të kalonte në Turqi. /Telegrafi/