Site icon Telegrafi

Zonja e Vjetër kthen interesimin për Iscon

Përfshirja e Asensios në formacionin titullar të Realit të Madridit ka nxitur interesimin e Juventusit për Iscon.

Klubi italian beson se në momentet e fundit të kwtij afati kalimtar se Real Madridi do të pranojë transferimin e mesfushorit spanjoll në Torino.

Bardhezinjtë janë të interesuar si për Iscon ashtu edhe për James Rodriguezin, por kampionët në fuqi të Serisë A e kanë të qartë se kolumbiani nuk largohet nga kryeqyteti spanjoll pa 70 milionë euro në arkat e Los Blacos, shumë të cilën është i gatshëm ta paguajë Chelsea.

Lexo po ashtu Juve në përpjekje që të ulë çmimin e Matuidit

Për këtë arsye torinezët janë përqendruar vetëm te Isco, pasi çmimi i kartonit të tij nuk i kalon 30-40 milionë euro.

Juventusi ka qenë shumë aktiv gjatë verës dhe falë shitjes rekord të Paul Pogbas te Manchester United, ka ruajtur edhe bilancin e hyrje-daljeve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Juventusin mund t'i lexoni këtu

Ka shpenzuar 157 milionë euro ndërkohë që ka arkëtuar 1 milion më shumë, çka i lejon që të bëjë edhe një sforco tjetër ekonomike për një lojtar cilësor.

Alternativë është edhe Juan Cuadrado, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea, pa harruar francezët Blase Matuidi dhe Sissoko.

Exit mobile version