Telegrafi

Ziyech nxjerrët në shitje nga Chelsea, shumë skuadra në garë për të

Hakim Ziyech pritet të largohet nga Chelsea pas dy viteve qëndrim në Stamford Bridges.

Sulmuesi anësor maroken nuk pëlqehet nga trajneri Thomas Tuchel i cili i ka bërë të qartë ta gjej një skuadër të re pasi nuk e ka në plane për sezonin e ri.

29-vjeçari në sezonin e fundit zhvilloi 44 ndeshje zyrtare në tëgjitha garat duke shënuar tetë gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë.

The Sun ka raportuar se londinezët e kanë nxjerrë në shitje tanimë sulmuesin maroken dhe i kanë caktuar çmimin e largimit prej 35 milionë eurove.

Everton, Newcastle United, West Ham United dhe Leeds United janë skuadrat që kanë shprehur interesim për ta ndalur në Ligën Premier.

Ndërkohë në Serie A, Ziyech po kërkohet nga Milan, derisa edhe Roma ka shprehur interesim për transferimin e tij në rast se largohet Nicolo Zaniolo.

Për marokenin interesim ka shfaqur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund dhe largimi i tij nga Chelseat duket mëse i sigurt gjatë kësaj vere. /Telegrafi/