Site icon Telegrafi

Zidane i vendosur për të transferuar dy mesfushorët Pogba dhe Camavinga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane mbetet i vendosur për të sjellë në Spanjë këtë verë yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba dhe talentin e Rennes, Edouardo Camavinga.

Drejtuesit dhe trajneri i Los Blancos janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri.

Ata tashmë kanë etiketuar objektivat e qartë për afatin kalimtar të verës dhe mesfusha është reparti që synohen përforcime.

Lexo po ashtu Real Madridi i ofron katër lojtarë Unitedit, përfshinë edhe talentin Odegaard në ofertë për yllin Pogba

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Zidane dëshiron të transferojë Pogban dhe shtojë adoleshentin e Rennes, Camavinga, në skuadrën e tij.

Francezi dëshiron që të dy mesfushorët të nënshkruhen këtë verë, megjithëse do të jenë të përgatitur që Camavinga të huazohet përsëri në Rennes për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Camavinga i vendosur për t’u transferuar te Real Madridi

Dyshja do të kushtonin mbi 100 milionë euro dhe Zidane po lobon te presidenti Florentino Perez për të gjetur fondet për të arritur të dy marrëveshjet.

Dhe planet e Zidane sugjerojnë gjithashtu se ai po do të shkojë edhe në sezonin e ardhshëm pa Martin Odegaard, aktualisht i huazuar te Real Sociedad. /Telegrafi/

Exit mobile version