Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar se të gjithë e duan Paul Pogba, por ai i takon Juventusit
Fituesit e Ligës së Kampionëve kanë qenë të lidhur në mënyrë të përsëritur me një transferim veror të Pogbas, i cili luajti mbrëmë për Francën në Euro 2016 në ndeshjen kundër Rumanisë.
Por, transferimi i tij është shumë i vështirë, pasi ai i takon Juventusit.
“Pogba? Gjithkush e dëshiron atë, sepse ai është shumë i talentuar, por ai i takon Juventusit “, iu ka thënë Zidane gazetarëve.
Nëse Real Madridi do të marrë mesfushorin e talentuar francez, ata do të duhet të paguajnë të paktën 100 milionë euro, pasi shuma që Juventusi kërkon për të është 120 milionë euro. /Telegrafi/