Zinedine Zidane i lindur dhe i rritur në Marseille duket se është në prag të nënshkrimit për Paris Saint-Germain, pasi të gjitha zërat dhe faktet po shkojnë në këtë drejtim.
Sipas mediumit spanjoll El Chiringuito, Zidane është duke finalizuar një marrëveshje me PSG-në për t’u bërë menaxher i tyre përpara fillimit tӕ këtij sezoni.
Lajmi me siguri do të tingëllojë keq edhe për tifozët e Real Madrid, duke pasur parasysh betejat e fundit mes të dy klubeve, sidomos në rastin me Kylian Mbappe.
Lajmin e ka përcjellë edhe gazeta Sport, e cila thekson se negociatat kanë arritur edhe deri në planifikimin e sezonit.
Sipas gazetës katalunase, Zidane dëshiron që dy lojtarë të sillen në klub menjëherë si transferime të lira.
Megjithatë, njëri prej tyre mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë te Barcelona, pasi Ousmane Dembele është në listën e trajnerit Zidane.
Tjetri është francezi Paul Pogba, i cili ishte i lidhur shpesh me Real Madridin gjatë kohës së Zidanes atje, por tashmë po flitet për një marrëveshje me Juventusin.
Ishte raportuar se drejtori i ri sportiv, Luis Campos, nuk ishte i prirur për të sjellë Dembele në klub, por as Zidane nuk është zgjedhja e tij e parë për menaxher, duke preferuar Christophe Galtier.
Ditët e ardhshme pritet të jenë të nxehta në Paris. /Telegrafi/