Telegrafi

Zidane i jep shpresë Juventusit: Nëse nuk i kam duart e lira, largohem nga Reali

Zinedine Zidane (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane mund të rikthehet në radarin e Juventusit, pasi në konferencën e fundit u pa tejet i nervozuar, madje bëri të ditur se nëse nuk i ka duart e lira, mund edhe të largohet.

Këtë të premte, gjatë konferencës së mbajtur së bashku me presidentin Andrea Agnelli, u bë zyrtarisht e ditur se Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajner i skuadrës italiane.

Legjenda franceze ka qenë i lidhur me një kalim te Juventusi muaj më parë, para se të pranonte të kthehej te Los Blancos (në muajin mars), duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Por, situata tani është tejet e turbullt, pasi trajneri francez është parë tejet i irrituar në konferencë për media, duke zbuluar se ka një presion rreth punës së tij.

“Jam ai që them se kush do të jetë portieri i parë, i dytë dhe i tretë. Unë vendosi për skuadrën, kuptuam? Nëse nuk është çështja, atëherë largohem”, ka thënë Zidane para gazetarëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zinedine Zidane

Francezi ka qenë lojtar i Juves nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur edhe u largua drejt Real Madridit, si lojtari më i shtrenjtë i asaj kohe. /Telegrafi/