Telegrafi

Zidane flet për shkëmbimin Dybala – Kovacic dhe deklaratën e Mourinhos për Bale

Zinedine Zidane ka folur për lajmin që sot u bë i ditur nga mediat, ku thuhej se Mateo Kovacic dhe 80 milionë euro janë gati për kartonin e Paulo Dybalas.

Ndërsa Zidane nuk e la pa e komentuar edhe deklaratën e Jose Mourinhos për Gareth Bale.

“Kovacic çelësi për të arritur te Dybala? Dybala është lojtar i Juventusit dhe Kovacic i Realit: nuk mund të themi asgjë më shumë, kjo nuk është as në plan”.

Lexo po ashtu Reali ofron 85 milionë euro dhe Kovacicin për Dybalan?

Sa i përket Bale, Zidane e mbajti derën hapur deri më 31 gusht.

“Deri kur është i hapur afati kalimtar? Deri më 31 gusht”.

“Gjëja më e rëndësishme është se lojtari është mirë. Ai është duke punuar mirë në vazhdimësi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Lexo po ashtu Mourinho konfirmon interesimin për Bale

“Ai kishte një sezon të vështirë. Nuk varet se çfarë thotë trajneri, por çfarë do të ndodh nesër”.

“Mourinho e do Balem? Është normale, kjo nuk më pengon, pasi nuk mund të ndryshoj asgjë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/