Zinedine Zidane ka folur për lajmin që sot u bë i ditur nga mediat, ku thuhej se Mateo Kovacic dhe 80 milionë euro janë gati për kartonin e Paulo Dybalas.
Ndërsa Zidane nuk e la pa e komentuar edhe deklaratën e Jose Mourinhos për Gareth Bale.
“Kovacic çelësi për të arritur te Dybala? Dybala është lojtar i Juventusit dhe Kovacic i Realit: nuk mund të themi asgjë më shumë, kjo nuk është as në plan”.
Sa i përket Bale, Zidane e mbajti derën hapur deri më 31 gusht.
“Deri kur është i hapur afati kalimtar? Deri më 31 gusht”.
“Gjëja më e rëndësishme është se lojtari është mirë. Ai është duke punuar mirë në vazhdimësi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.
“Ai kishte një sezon të vështirë. Nuk varet se çfarë thotë trajneri, por çfarë do të ndodh nesër”.
“Mourinho e do Balem? Është normale, kjo nuk më pengon, pasi nuk mund të ndryshoj asgjë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/