Telegrafi

Zidane e do transferimin e Neymarit para Pogbas

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar thuhet se është i preferuari i Real Madridit dhe trajnerit Zinedine Zidane për ta transferuar në Santiago Bernabeu.

Trajneri i Real Madridit, Zidane nuk ka qenë serioz në sjelljen e mesfushorit të Manchester Unitedot, Paul Pogba në Spanjë.

Ndërsa, Zidane e ka kërkuar haptas francezin e Unitedit, eksperti i njohur Frederic Hermel insiston se Pogba nuk ishte kurrë përparësi për trajnerin Realit.

Lexo po ashtu Lojtarët që i synoi Real Madridi në verë nuk po shkëlqejnë – situata aktuale e secilit me klubet e tyre

Sipas Hermel, objektivi kryesor i trajnerit francez te Mbretërit ishte dhe është ylli brazilian Neymar.

“Tensionet rreth mos ardhjes së Pogbas? Unë mendoj se klubi nuk bëri gjithçka për të transferuar Pogban sepse ata menduan se mund të marrin Neymar në ditët e fundit të afatit kalimtar”.

Lexo po ashtu Messi: Mendova se Neymar do të nënshkruante për Real Madridin nëse ai nuk bashkohej me Barcelonën

“Pra, natyrisht, Pogba nuk erdhi, por Zidane ka të gjithë lojtarët që ai kishte kërkuar”.

“Ai donte (Luka) Jovic, (Eden) Hazard dhe (Ferland) Mendy dhe ai i ka ata të gjithë”, ka thënë eksperti Hermel. /Telegrafi/